Ajvazi: Situata aktuale me energjinë elektrike është serioze dhe shqetësuese

Prishtinë | 14 Jan 2026 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Eksperti financiar, Kushtrim Ajvazi ka komentuar situatën me energji elektrike duke thënë se situata është serioze dhe shqetësuese.

Ai ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike, që sipas tij nuk është komoditet por përgjegjësi qytetare dhe ekonomike.

“Situata aktuale me energjinë elektrike është serioze dhe shqetësuese. Kjo gjendje ka qenë e paralajmëruar me kohë. Sot, për fat të keq, po përballemi me pasojat dhe jemi në një fazë ku menaxhimi i situatës është më i rëndësishëm se çdo debat për shkaqet. Ndërprerjet e furnizimit kanë filluar të prekin edhe bizneset në treg të lirë, duke rrezikuar vazhdimësinë e punës, vendet e punës dhe stabilitetin ekonomik. Në këto rrethana, apeli im është i qartë dhe i sinqertë: Të gjithë të kontribuojmë në kursimin maksimal të energjisë elektrike. Çdo kilovat i kursyer ka rëndësi. Kursimi duhet të zbatohet si në familje, ashtu edhe në biznese. Kursimi sot nuk është çështje komoditeti, por përgjegjësi qytetare dhe ekonomike. Vetëdija dhe disiplinimi kolektiv janë mënyra e vetme për ta përballuar këtë periudhë me sa më pak pasoja për të gjithë”, ka shkruar Ajvazi.

Të ngjashme