Akademia e Çmimeve Oscar fton 928 artistë të rinj, gjysma gra

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 17:12 | Nga

Grupi prapa çmimeve prestigjioze Oscar kanë ftuar 928 artistë dhe drejtorë që t’i bashkohen trupit të Çmimeve Akademike, dhe gjysma prej tyre janë gra, ndërsa një e treta u përkasin minoriteteve.

Ky veprim është pjesë e një plani për të dyfishuar numrin e grave dhe minoriteteve etnike në Akademi deri më 2020.

Lëvizjet e fundit #OscarsSoWhite dhe #MeToo kane kritikuar këtë organizate për anëtarësinë e madhe të meshkujve të bardhe dhe mungesën e diversitetit.

Në mesin e të ftuarve nga Akademia janë Jada Pinkett Smith, Amy Schumer, Ann Dowd dhe Christine Baranski, si dhe komedianet Tiffany Haddish dhe Sarah Silverman.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme