AKB: Çmimi i miellit mund të zbritet deri në 0.10 € pa ngarkesa tatimore

Prishtinë | 03 Kor 2022 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Propozimet për lirim të taksave për importet e grurit dhe miellit, për prodhimin e bukës dhe produkteve të bukës.

AKB e vlerëson se muajve të fundit çmimet e produkteve dhe shërbimeve kanë pasur rritje të lartë në Kosovë , e sidomos është i theksuar në produktet esenciale ushqimore e në miell po vërehet një rritje e çmimit të bukës ku çmimi për një bukë po sillet rreth 0,60 cent, për shkak të mungesës së grurit në tregjet botërore, ku kjo krizë pritet të reflektoj edhe tregun e Kosovës, shpejt pritet të ketë një rritje të lartë të çmimit dhe mungesë të këtyre produkteve në treg, kjo situatë e re po krijon vështirësi financiar për secilin qytetar dhe familje.

Me qëllim që të përkrahen, qytetaret ,familjet dhe bizneset të kalojnë më lehtë të përballojnë rritjen e çmimeve të produkteve esenciale të ushqimit dhe sidomos produkteve të miellit, Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkon nga qeveria të merren vendime të cilat do i paraprijnë krizës së lartë cekur dhe nuk duhet ta neglizhojnë çështjen e sigurimit të ushqimeve ose drithërave për qytetarët e Kosovës, pasi që kriza në tregjet globale dhe çmimet në burësa janë të çrregulluara si pasojë e luftës në Ukrainë, prandaj para se të përballemi me mungesë dhe çmime te larta, kërkojmë që të veprohet me lirim të taksave dhe ngarkesave me rastin e importit të miellit dhe grurit.

Disa shtete të caktuara që kanë ndaluar dhe po ndalojnë eksportin e drithërave dhe miellit jashtë territorit të tyre, dhe kjo koincidencë me faktin që shpie në pasiguri ushqimore!

Kosova, asnjëherë nuk ka arritur të sigurojë nevojat e popullatës me miell nga rendimentet e grurit.

Si shtet vazhdimisht jemi varur nga importi që kryesisht ka ardhur nga Serbia, Shqipëria, Hungaria, Maqedonia, Kroacia, Austria dhe vendet e tjera të EU dhe vendet e treta.

AKB, duke u bazuar në statistikat e eksperteve të bujqësisë, konstatohet që potencialet tona prodhuese të grurit i mbulon rreth 50% të konsumit të përgjithshëm. Ndërsa Sipas statistikave llogaritet që për nevojat e konsumit të Republikës së Kosovës, për një vit i duhen rreth 430 mijë tonë grurë, kurse në vitet më të suksesshme kemi prodhuar 260 mijë tonë, e ketë vitë llogaritet të ketë rendimente me të dobëta rreth 220 mijë tonë. Çka do të thotë se Kosova vazhdimisht ka pasur nevojë rreth 200 mijë tonë të importuar.

Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkon nga qeveria qe të merren këto vendime:

1.Të lirohen nga pagesa e TVSH, të gjitha produktet esenciale dhe importet e grurit dhe miellit, për prodhimin e bukës dhe produkteve të bukës.

2.Të hiqen taksat fito-sanitare, për importin e grurit dhe miellit, që përdorën për prodhimin e bukës dhe produkteve të gatimit,

3.Të shfuqizohet vendimi me Nr.7046, i datës: 19.10.2017, për masat lidhur me import te miellit.

4.Të hiqen tarifat e Terminalit Doganor për këto produkte .

5.Të ndryshohet rregullorja me Nr.19/2014 PËR CAKTIMIN E LARTËSISË SË PAGESËS SË SHËRBIMEVE DHE KONTROLLEVE ZYRTARE TË AGJENCISË SË USHQIMIT DHE VETERINARISË

Pas vendosjes së tarifës të kësaj rregullore për fat të keq çmimi i miellit është shtrenjtuar dhe me aprovimin e kësaj rregullore me Nr.19/2014, i bën disa favore dhe e dëmton buxhetin e konsumatorëve për shkak të taksave të larta të produkteve të miellit dhe e dyta është se potencialet tona prodhuese deri me tani nuk kanë mundësuar të sigurohet konsumi e nevojave të brendshme prandaj është jashtë çdo norme profesionale dhe etike qe te aprovohet e lejohet një rregullore e tillë, me efektin e saj e dëmton vetëm buxhetin e qytetarit dhe familjeve kosovare skamnor , sidomos ne këtë kohe krize.

Sot , Sigurimi i grurit si lëndë e parë për prodhimin e miellit nga vendet tjera të rajonit dhe të Bashkimit Evropian, ka ngritur koston, duke përfshirë këtu koston e transportit.

Ne vlerësojmë përpjekjet qeverisë për daljen nga kjo situatë e pazakontë krize dhe kërkojmë nga ju që të konsideroni me kujdes rekomandimet tona, sikur te merren për baze te gjitha rekomandimet tona çmimi i miellit do te ulet kosto importuese për një maunë prej 25 tone ,rreth 2200.00€ ose rreth 0.10 cent€ për kg dhe me këtë do te ju hapën mundësia bizneseve me një konkurrencë me te drejte për te gjithë.

Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka kërkuar edhe nëpërmjet konferencave dhe deklaratave ne media, se Bizneset qe punojnë me produktet esenciale ushqimit, duhet të jenë të kujdesshme që mos të shfrytëzojnë situatën e krijuar duke e rritur marzhës e fitimit por përkundër të solidarizohen me konsumatorët ne situatën e tillë dhe për këtë kemi kërkuar dhe po kërkojmë qe të hiqet taksat përkohësisht për produktet esenciale.

Të gjitha këto kërkesë tash më janë dorzue nga AKB zyrtarisht në Qeverinë e Kosovës.

Të ngjashme