Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh indinjaten e thellë ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët as sot nuk e miratuan projekt-ligjin për rimëkëmbje ekonomike që ka të bëjë me rritjen e mirëqenies familjare qytetare e biznesore pa dallim etniteti e ngjyre apo feje në Kosovë.
“Deputetët e treguan hapur papërgjegjësinë ndaj votuesve dhe ndërmarrësve. Ata nuk po e kuptojnë se vetëm ata po marrin paga dhe privilegje nga buxheti i Kosovës pa punuar, kurse sektori privat mezi po mbijeton pa asnjë mbeshtetetje nga shteti në mungesë të ligjeve që ata nuk i miratojnë”, theksohet në një reagim të AKB-së.
AKB iu bën thirrje “të zgjedhurve të popullit” që të kryejnë përgjëgjësinë që kanë ndaj votueseve dhe bizneseve kosovare.