Aleanca Kosovare e Bizneseve përmes një komunikate për media ka thënë se Kosova mbetet vendi i vetëm në BE-ja që po jeton nën sanksione ekonomike, ku sipas tyre, humbjet nga këto janë qindra milionë euro dhe se këto ndëshkime vine kundër qeverisë së Kosovës dhe popullit kosovarë.
AKB ka vlerësuar se BE-ja shumë herë është treguar jo konstruktive në raportin Kosovë-Serbi duke sanksionuar Kosovën e duke i dhënë shpërblime Serbisë.
Agim Shahini kryetari i AKB-ës tha se deri sa qeveria e Kosovës bën gabim diplomatike me partnerët tonë tradicional, Serbia do të shpërblehet vazhdimisht sikurse ky memorandum i fundit ku Serbisë i jepen gjashte miliardë euro investime në miniera dhe minerale, kjo do të ketë implikim te madh ekonomikë, politik dhe integruese për Serbinë.