Kryetari i AKB-së, Agim Shahini është nënshkruar në librin e zisë për viktimave të vrarë ditë më parë në Mal të Zi.
Ai ka thënë se lajmi për vrasjen e këtyre personave nga fqinji i tyre e ka tronditur popullin e Kosovës dhe komunitetin e biznesit.
Shahini u ka shprehur ngushëllime familjeve, siç tha ai për këtë humbje të madhe.
Postimi i plotë:
Në emër të AKB-së dhe bizneseve të Kosovës nënshkruam në librin e ngushëllimeve në ambasadën e Malit të Zi ne Prishtinë. Lajmi për vrasjen dhe plagosjen e shumë civile të pa fajshëm në Cetine ishte tronditëse për AKB komunitetin e bizneset dhe popullin e Kosovës, prandaj shprehim ngushëllimet më të sinqertë dhe miqësore që kemi mes dy shteteve dhe popujve tonë. Zoti i bekoftë viktimat familjaret e tyre dhe popullin Malit të Zi.