Ekonomia Online
FUNDIT

AKB: Mos e përdorni qumështin si armë politike, prodhuesit vendorë të gjykohen me fakte

AKB: Mos e përdorni qumështin si armë politike, prodhuesit vendorë të gjykohen me fakte

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar ndaj, siç thotë, fushatave politike që po dëmtojnë besimin e qytetarëve te qumështi dhe produktet vendore. AKB-ja ka kërkuar që çdo produkt që nuk i plotëson standardet të dënohet si produkt, ndërsa jo të sulmohet e gjithë industria e qumështit. “Qumështi vendor duhet të gjykohet me analiza dhe […]

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar ndaj, siç thotë, fushatave politike që po dëmtojnë besimin e qytetarëve te qumështi dhe produktet vendore.

AKB-ja ka kërkuar që çdo produkt që nuk i plotëson standardet të dënohet si produkt, ndërsa jo të sulmohet e gjithë industria e qumështit.

“Qumështi vendor duhet të gjykohet me analiza dhe fakte, jo me politikë”, thuhet në reagimin e AKB-së.

Aleanca ka kërkuar kontroll të njëjtë dhe transparent për qumështin vendor dhe atë të importuar.

“Mos e dëmtoni fermerin dhe prodhuesin kosovar për interesa politike. Politika le të luftojë me argumente, jo me ‘Made in Kosovo’”, thuhet në reagimin e AKB-së.

Të ngjashme