AKB: Për një vit pandemi në Kosovë janë hapur 11 500 biznese të reja

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Në vitin e fundit në Kosovë, gjatë pandemisë, janë hapur  mbi 11 000 biznese të reja. Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARB), gjatë periudhës mars 2020 –mars 2021, janë hapur më shumë se 11,500 biznese, 1,500 më shumë se në vitin 2019, kur në Kosovë nuk ka pasur pandemi të koronavirusit.

Sektorët me numrin më të madh të bizneseve të regjistruara janë tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparim i mjeteve motorike dhe motoçikletave.

Numri i biznese të shuara është rreth 1,505.

Por, Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thekson se numri i bizneseve të shuara është 20,000, por që personat nuk kanë përfunduar procedurat ligjore për shuarje.

Ai thotë se arsye e trendit të rritjes së hapjes së bizneseve në periudhën e pandemisë, është numri i madh i qytetarëve që kanë humbur vendet e punës. Dhe në mungesë të ndihmës nga institucionet e shtetit, qytetarët e mbetur pa punë, në disa raste, si alternativë kanë gjetur hapjen e ndonjë biznesi të vogël tregtar.

“Sepse mesatarisht në Kosovë brenda një viti mbyllen 2,000 biznese dhe hapen 8,000 biznese. Trendi i hapjes së bizneseve të reja gjatë kësaj periudhe është një fenomen që rrallë ndodh në Kosovë”,

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme