Aleanca Kosovare e Bizneseve, vizitën e drejtorit të CIA-s William Burns, në Kosovë e konsideron si mesazh sigurie për investitorët e huaj në Kosovë.
AKB përmes një njoftimi për media e vlerësojnë lartë vizitën dy ditore në Kosovë të drejtorit të e CIA-s, William Burns.
Kryetari i AKB-së Agim Shahini, ka thënë kjo vizitë është përkushtim dhe besim i shtuar i SHBA-ve për sigurinë publike të Kosovës që përcjell mesazh të sigurisë për investitorët e huaj dhe vendorë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.