AKB dhe Ministria e Sipërmarrjeve Shtetërore Shqipërisë organizojnë panairin e parë të motomotives ku mblodhi shumë biznese kombëtare të shumë shtete ballkanik për ti promovuar produktet e tyre të sektorit automobilistik dhe automotive.
Agim Shahini, kryetari i AKB-ës tha se Qeveria shqiptare është bërë model i luftimit të krizës globale dhe këtë model duhet ta ndjekin edhe qeveritë e shteteve tjera
“Si mundësi e mirë për investimeve te bizneseve anë e mbanë ballkanik, por edhe Ministria e Sipërmarrjeve Shtetërore ka luajt një rol të veçantë me iniciativat dhe mbështetjen e gjitha bizneseve pa dallim.
AKB dhe Dhoma Kombëtare e Tregtisë do të jetë gjithmonë bashkë në çdo iniciative dhe promovim të bizneseve Kombëtare dhe Ndërkombëtare”, tha ai.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke përshëndetur pjesëmarrësit tha se Motomotiva është një Industri e veçantë dhe u shpreh i lumtur që këtu ministria e Sipërmarrëseve Shtetërore dhe Infrastrukturës po e realizojnë këtë panair duke i mbledhur bizneseve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Gjermania , Italia, USA dhe shtete tjera.
Edona Bilalli, Ministre e Shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjeve tha se “kemi bashkëpunuar më shumë biznese më një periudhë gjashtë muaj për të realizuar këtë panair I cili është model nga SHBA dhe sot kjo Industri është një sektor i rëndësishëm ne Shqipëri dhe trojet shqiptare, në sot kemi mbledhur shumë biznese dhe përfaqësues bizneseve në këtë vend duke pasur mbështetjen pa rezerve te Kryeministrit Edi Rama”.