AKB: Rënia ekonomike ishte 7% vitin e kaluar

Prishtinë | 04 Dhj 2023 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar 2023, ka bërë disa studime hulumtuese rreth rritjes ekonomike, importeve, konsumit, rritjes së çmimeve të produkteve, prodhimeve vendore dhe gjendjen në sektorin ndërtues në Kosovë.

“Në bazë të këtij studimi kemi ardhur në përfundim dhe konstatimi se rreth 7% ka pasur rënie ekonomike në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021. Kjo ishte rënia më e madhe ekonomike e shënuar që nga paslufta e këndej”, bën të ditur AKB-ja.

Kjo organizatë kërkon nga Qeveria e Kosovës që të rrisë dialogun me sektorin privat, të promovojë sigurinë e investitorëve vendorë dhe të hua; si dhe te thjeshtojë procedurat e tenderimit dhe të rrisë investimet kapitale.

“Rezultat e tjera të studimi do të publikohet në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e AKB-së..

Të ngjashme