Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar pas sanksioneve vazhduese të BE ndaj Kosovës.
Sipas tyre, sanksionet e BE-së kundër Kosovës kanë ndal zhvillimin ekonomikë, politik dhe integruese të vendit.
“Humbjet janë shumë më të mëdha se sa që dihen për arsye se zingjiri sanksionues ka ngadalsue kosoven që mos të kemi as njohje të reja dhe as një antarsim në asnjë mekanizëm ndërkombëtar tash e shumë kohë.
Edhe sanksionet e Kosovës kundër Serbisë kanë ndikim në rritjen e kostos se disa produktëve që janë zavendsuar nga vendet tjera për shkak të transportit më të lartë.
Agim Shahini Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve thotë se Qeveria e kosovës duhet të kordinohet mire me faktorin ndërkombëtar që ti tejkalon këto dy pengesa ekonomike dhe politike”, shkruan në postimin zyrtar.