AKB: Shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri kanë thyer rekord në vitin 2023

Prishtinë | 12 Jan 2024 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një studim rreth shkëmbimeve tregtare Kosovë Shqipëri për vitin 2023. Sipas këtij studimi shkëmbimet tregtare janë rritur dukshëm në krahasim me vitin 2022.

Kryetari i AKB-ës Agim Shahini, tha se shkëmbimet tregtare mes dy shteteve tona Kosovë-Shqipëri për vitin 2023 thyen rekordin me importe dhe eksporte mes bizneseve.

“Kosova ka importuar nga Shqipëria rreth 326 milionë euro kurse bizneset e Kosovës kanë eksportuar 113 milion euro. Nëse e krahasojmë me vitin 2022 shkëmbimet tregtare ishin 356 milionë euro ,kurse 2023 ishim 439 milionë euro apo rritje rreth 83 milionë euro ose mbi 23% më shumë”, tha ai.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini vlerësoi se pavarësisht raporteve politike dhe qeveritare, bizneset, qytetarët dhe konsumatorët në të dy anët po rrisin bashkëpunimin dhe besimin e ndërsjellët në të mirë të rritjes së ekonomisë kombëtare.

Të ngjashme