Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar lidhur me zjarrin e djeshëm që përfshiu fabrikën “Comodita Home” në Gjakovë, duke e cilësuar atë si një goditje të rëndë për ekonominë, prodhimin dhe eksportin e Kosovës.
AKB ka bërë të ditur se, fatmirësisht, nuk ka të lënduar, ndërsa ka vlerësuar reagimin e shpejtë të ekipeve emergjente.
Sipas AKB-së, “Comodita Home” është një nga ndërmarrjet më të rëndësishme prodhuese dhe eksportuese në vend, me rreth 100 milionë euro eksport në vit dhe me mijëra vende pune.
AKB u ka bërë thirrje institucioneve që të sigurojnë hetim transparent dhe mbështetje të shpejtë për rimëkëmbjen e aktivitetit prodhues, duke shprehur solidaritet me familjen Devolli, menaxhmentin dhe punëtorët e kompanisë.