Akil Gjakova ka siguruar kalimin në raundin e katërt në Grand Prixin ‘The Hague 2018’.
Xhudisti nga Kosova ka arritur që edhe luftën e dytë ta fitojë me ippon, duke e mundur garuesin nga Holanda, Roy Schipper.
Në luftën e parë Gjakova ka mundur xhudistin nga Gana, Emmanuel Nartey, përcjell Lajmi.
Në sfidën e radhës, Gjakova takohet me fituesin e takimit Ungvari – Van Tichelt.