Autoriteti Kosovarë i Konkurrencës në një konferencë për media ka prezantuar raportin lidhur me teste seriologjike dhe teste me metodën PCR nga laboratorët privat, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi ka thënë se shumica e laboratorëve janë duke kryer testet seriologjike dhe vetëm dy teste me metodën PCR.
Sipas tij, nuk ka lëvizje të çmimeve dhe ato janë në nivelin e konkurrencës së lirë.
Çmimet e shërbimeve për teste janë në nivel të konkurushmërisë. Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi në caktimin e çmimit për testet seriologjike dhe molekulare. Jemi duke e rregulluar për së afërmi këtë proces”, është shprehur ai.
Prestreshi ka thënë se për një test serologjik, çmimet nisin nga 15 deri në 40, dhe që sipas tij qytetarët kanë të drejtë të zgjidhin mes këtyre çmimeve.