AKP dhuron gjak

| 25 Nën 2016 | 16:45 | Nga

Sot në Agjencinë Kosovare të Privatizimit u zhvillua aksion humanitar i dhurimit të gjakut nga zyrtarë të AKP-së.

Nga ora 10:00-12:00, në Selinë Qendrore të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në prani të ekipeve të QKUK-së të transfuzionit të gjakut u organizua aksion humanitar ku dhuruan gjak rreth 17% e stafit të selisë Qendrore të AKP-së.

Agjencia, si në të kaluarën, edhe kësaj radhe ka treguar gatishmërinë e saj në mbështetje të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe qytetarëve në nevojë.

Aksioni ishte në vazhdën e solidaritetit me festat e nëntorit të dhurimit të gjakut me moton “Dhuro gjak shpëto një jetë” me ç’rast falënderojmë stafin e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut për gatishmërinë e treguar dhe gjithashtu falënderojmë stafin e AKP-së për pjesëmarrje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme