AKP’ja urdhëron televizionin RTV 21 të lirojë hapësirat, niset një betejë ligjore

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka urdhëruar Radio Televizionin 21, të lirojë hapësirat e Pallatit të Mediave në të cilat është vendosur kompania televizive tash e 20 vjet.

Vendimi i AKP-së ka ardhur sipas kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila ka arsyetuar se i hapësirat ku është e vendosur RTV 21 i nevojiten për nevojat e saj.

Por, RTV 21 nuk është pajtuar me vendimin e AKP-së. E ka paditur agjencinë për “shkelje gjatë procedurave të likuidimit”.

“Në këtë rast RTV21 pret nga Gjyqësori vendim i cili mbron investitorin dhe nuk zhvlerëson investimet shumëvjeçare nga ana e RTV21”, tha RTV 21, në një njoftim për media.

Ndonëse vendimi i AKP-së parashihte lirimin e pronave më 1 shkurt, RTV 21 ka njoftuar se ka negociuar me Ministrinë e Brendshme “me ç’rast është shtyrë vendimi për lirimin e hapësirës deri më 31 maj të këtij viti”.

Bordi i drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka marrë vendim për tërheqje të aksioneve dhe vendosje nën administrim të drejtpërdrejt të ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish-Ndërmarrja Shoqërore “NBI Suhareka”).

NSH “NBI Suhareka/Agrokosova Holding” është privatizuar më 27 gusht 2007 nga blerësit “Gruppo Vinicolo Fantinel” dhe “QMI” përmes metodës së “spin off”-it special në valën e 19-të të shitjes në vlerë prej 4,175,999.00 euro.

Vendimi për kthimin nën autoritetin e AKP-së është bazuar në raportet e auditorëve të jashtëm, sipas të cilave vërtetohet qartë se blerësi dhe ndërmarrja e re Agrokosova Holding Sh.P.K. kanë bërë shkelje të rëndë të kushteve të kontratës, respektivisht nenit 6.2.2.a të Marrëveshjes së Zotimeve për shkak se as nuk kanë përmbushur zotimet për investime e as nuk kanë përmbushur zotimet për punësime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme