AKP e merr në menaxhim ndërmarrjen AgroKosova Holding, pronari: Na dëbuan dhunshëm

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 12:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pronari i “AgroKosova Holding”, Aziz Tafaj dhe avokatët e kësaj ndërrmarrjeje janë larguar nga objekti që kundërshtuan për disa orë.

Tafaj para mediave tha se janë larguar dhunshëm nga prona private.

“Ne nuk e lëshuam objektin, na kanë dëbuar me dhunë. Prona është private, është uzurpu, tash këta janë uzurpatorë. Pa një vendim gjyqi, pa asnjë dokument valid janë duke e marrë. Edhe Policia e Kosovës nuk ka pasur urdhër për ekzekutim të një urdhëri, edhe Policia është qit në lajthitje që po zbaton një vendim që nuk e obligon Policinë e Kosovë. Hapat ligjorë ne do t’i ndërmarrim”, tha ai.

Ai tha se kanë thënë se vullnetarisht nuk e lirojmë objektin përderisa nuk kanë urdhër nga Gjykata.

“Vendimet e AKP-së nuk janë urdhër për neve janë të kundërligjshme. Na kem thënë që nuk e lirojmë objektin policia në fund tha se nëse nuk e lironi me urdhër të AKP-së ne jemi të detyruar t’ju largojmë me dhunë. Na nuk kem ardhë me rezistua në pronë tonë me Policinë e Kosovës se nuk kanë atë qëllim. Kur policia thotë se do t’ju largojmë me dhunë, kjo është largim i dhunshëm. Ne se kemi lëshu objektin por na kanë dëbuar me dhunë. Prona është private dhe është uzurpuar. Këta janë uzurpuar nuk janë pronar”, ka thënë Tafaj.

Të ngjashme