Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot po mbanë ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjes së aseteve përmes metodës së likuidimit, raporton Ekononia Online.
Gjithsej janë tenderuar 26 prona për të cilat numërimi i ofertave dhe çmimi që kanë ofruar blerësit do të publikohet gjatë përfundimit të ceremonisë.
Në shitje ka prona në të gjithë Kosovën dhe disa lokale atraktive që gjenden në qendër të Prishtinës.