Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 31 përmes metodës së likuidimit shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.
Për 65 asete sa ishin në shitje përmes kësaj vale të tenderuar gjithsej u pranuan 88 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 2 821 273 euro.
Afati i fundit për parakualifikim për shitjet e aseteve përmes likuidimit nr.31 ishte 19 prilli.
Ndërsa, ofertat e mbyllura për njësitë e tenderuara janë dorëzuar sot në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ndërmjet orës 10:00 dhe 12:00.