AKP-ja, e shoqëruar nga Policia e Kosovës, ndërhyn në zyrat e “Agro Kosova Holding”

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), të shoqëruar nga Policia e Kosovës, kanë shkuar sot paradite në zyrat e Ndërmarrjes “AgroKosova Holding” në Shirokë të Suharekës, për të marrë nën menaxhim këtë ish-ndërmarrje shoqërore, pasi nuk i ka përmbushur kushtet e privatzimit, raporton Ekonomia Online.

Kurse, nga ndërmarrja “AgroKosova Holding” (ish-ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”) kanë kundërshtuar ta lirojnë objektin, pasi po pretendojnë se kjo po bëhet pa vendim të Gjykatës.

Zyrtarët e AKP-së shoqëroheshin nga një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Pronari dhe avokati i kësaj ndërmarrjeje kanë kërkuar bazën ligjore të AKP-së për këtë veprim por nga AKP kanë thënë se “duhet të lëshoni sallën”.

“Do të përballeni me ligjin”, tha avokatja e “AgroKosova Holding”.

Ndërsa Policia e Kosovës ka dhënë 15 minuta afat që t’i lirojnë zyrat.

Në të njëjtën kohë, Policia ka kërkuar që të largohen edhe gazetarët të cilët po e mbulonin ngjarjen dhe konferencën për medie në zyrat e kësaj ndërmarrjeje.

LEXO EDHE:

Të ngjashme