Edhe pse ka katër muaj që menaxhmenti i kompanisë “NeëCo Feronikeli” e ka ndërprerë prodhimin në fabrikën në Drenas nën arsyetimin se nuk mund të operojnë me humbje për shkak të çmimit të lartë të energjisë dhe çmimit të ulet të nikelit në berzhen ndërkombëtare, shteti i Kosovës i ka dhënë kësaj ndërmarrje, në shfrytëzim një pjesë të tokës për të nxjerrë nikel.
Sot, bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme të kryesuar nga Petrit Gashi, ku shqyrtoi kërkesën e “Ndër. e re Ferronikeli” për dhënien e pëlqimit për shfrytëzimin e një pjese të ngastrës kadastrale.
“Bordi shqyrtoi kërkesën e “Ndër e re Ferronikeli” dhe morri vendim qe te aprovohet dhënia për shfrytëzim e një prone të Ndërmarrjes Shoqërore “Miniera dhe industria e magnezit” – MIM Goleshi (në likuidim) për një periudhë deri në 12 muaj. Kjo qiradhënie do te mundësoj vazhdimin e aktiviteteve të Ferronikelit dhe është mbështetur nga te gjitha institucionet relevante te Republikës se Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Madje sipas AKP-së, ky institucion mbetet mbetet i “përkushtuar në përkrahjen dhe mbështetjen e Institucioneve qendrore në agjendën e zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës”.