Agjencia Kosovare e Privatizimit ia ka kthyer në menaxhim Komunës së Ferizajt rreth 335 hektarë si pronë publike.
Për realizimin e këtij plani, ekzekutivi i kësaj komune me kohë ka kërkuar nga niveli qendror derisa po përballen me mungesë të hapësirave publike për destinimin e varrezave të qytetit dhe për realizimin e disa projekteve të tjera publike, shkruan sot Koha Ditore.
Në 151 ngastra kadastrale sa i janë kthyer komunës në menaxhim, parashihej të ndërtohen qendra për zhvillim ekonomik, ndërtime të shkollave, ndërtime të fushave sportive etj.
Sabri Murseli, drejtor për Gjeodezi, Pronë dhe Kadastër në Komunën e Ferizajt ka thënë se këto prona gjenden në disa zona kadastrale, andaj shfrytëzimi i tyre do të bëhej në bazë të ligjeve në fuqi, pikërisht do të orientohen projekte të caktuara të Komunës së Ferizajt.
Kthimin e pronave të AKP-së në menaxhim të komunës tashmë e ka mirëpritur edhe rrjeti i OJQ-ve “Avonet”.