Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt me ç’rast u informua lidhur me zhvillimet e fundit dhe aktivitetet e AKP-së nga menaxhmenti.
Sipas komunikatës në këtë takim Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Shpërndarjes së Përkohshme për NSH “Betonjerka” (në likuidim), NSH “Zhupa Reqane Prizren” (në likuidim), NSH “Tehnoremont/Ekoplast” (në likuidim), NSH “IBG Batteries” (në likuidim).
Për më tepër në këtë mbledhje Bordi miratoi edhe rritjen e buxhetit për Ndërmarrjet Shoqërore në likuidim: a) FAM, Viti; b) Lola Korporacija, Shtërpcë; c) IGK Ballkan, Suharekë; d) Unimont, Prizren; dhe e) 17 Nëntori, Pejë.
Veç kësaj Bordi shqyrtoi dhe miratoi kërkesat për qiramarrje të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore.