Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.
Në këtë takim Drejtori menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj në kuadër të raportimit lidhur me zhvillimet dhe aktivitetet e AKP-së, informoi Bordin gjithashtu me të arriturat kryesore të AKP-së gjatë vitit 2019, performancën e rritur të AKP-së si në aspektin financiar ashtu edhe administrativë.
Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi transaksionet nga shitja e aseteve në likuidim SHAL 53.