AKP-ja prezanton sfidat dhe të arriturat në prani të Kryeministrit

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 13:51 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Isa Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Kelmendi dhe ministra e zëvendësministra, kanë vizituar sot AKP-në për të parë prezantimin e të arriturave dhe sfidave  të kësaj agjencie përmes raportit të prezantuar nga drejtori menaxhues i saj.

Qëllim tjetër ishte edhe për të parë se cilat asete mund të trajtohen përmes Ligjit për Investime Strategjike.

Ekrem Hajdari, drejtori menaxhues i AKP-së gjatë prezantimit të aktiviteteve tha se kanë shqyrtuar më shumë se 89 mijë kërkesa kreditore dhe se kanë paguar 18 milionë euro për to, raporton Ekonomia Online

Gjatë vitit 2017 tha se presin që shumicën e ndërmarrjeve t’i vendosin në likuidim.

“Mbetet sfidë ngritja e kapaciteteve në Dhomën e Posaçme e cila po ndikon tek ne, sepse ka shumë procese që presin për vendimmarrje.

Sidoqoftë deri më tani në buxhet janë transferuar mbi 6 milionë të fondeve tepricë.

“Kemi shpërnda mbi 5 milionë euro tek punëtorët. Janë 109 milionë euro që janë shpërnda tek punëtorët që nga viti 2002. Gjithashtu ne kemi liruar 114 asete të uzurpuara.  Tani në veri të vendit kemi 25 asete të uzurpuara”, tha ai

Hoteli Grand tha se mbetet i patrajtuar në një akt final, duke thënë se kjo ndërmarrje paraqet një potencial në aspektin investiv.

Kryeministri Mustafa u nda i kënaqur nga ato çka u përmenden nga i pari i AKP-së duke thënë se kanë ardhur këtu për të pasur një pasqyrë të aseteve që mund t’i përdorin për investime strategjike.

Ai tha se përmes Ligjit për Investime Strategjike, do të nxisin zhvillimin ekonomik.

“Ne kemi biseduar me kryetarin e bordit për nevojën që ne të kemi një pasqyrë mbi asetet që ne posedojmë që këto ti shfrytëzojmë mbi bazën e Ligjit për Investime Strategjike. Dua të ju përgëzoj për punën sepse roli i AKP-së vazhdon të jetë i rëndësishëm, sepse ju menaxhoni asetet shumë të vlefshme të Kosovës.

“Ju përgëzoj edhe për mbushjen e detyrimeve ndaj punëtorëve. E pamë edhe evidencën për lirimin e pronave të uzurpuara dhe që këto veprime kanë dhënë rezultate shumë të mëdha sepse njerëzit me këtë e kanë pa që këtu po funksionon ligji. Vet fakti që pronat e uzurpuara janë liruar në veri do të thotë që ligji po funksionon njëjtë në tërë territorin e Kosovës”, tha ai.

 

Të ngjashme