Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), në përputhje me objektiven strategjike të Bordit të drejtorëve të AKP-së për ngritje të transparencës ka filluar të bëjë publikimin e të gjitha vendimeve të Bordit të Drejtorëve në uebfaqen e Agjencisë, rubrika Bordi i drejtorëve.
“Për çdo kërkesë shtesë në lidhje me këto vendime, ju lutem kontaktoni Njësinë për Marrëdhënie me Publik dhe Media, përkatësisht zyrtarin përgjegjës për qasje në dokumente publike përmes Email-it: [email protected] ose në numrin e telefonit 038/500400”, thuhet në njoftimin e AKP-së.