Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit numër 42.
Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve numër 42 përmban 53 asete. Të gjitha këto asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit, raporton Ekonomia Online.
Dorëzimi i ofertave ka filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet, duke filluar nga ora 12:30.