Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar shpalljen e valës së re të shitjes së 65 aseteve përmes likuidimit – SHAL 31.
Bordi miratoi raportet e shpërndarjes së përkohshme për kreditorët e N.Sh. “Banja e Kllokotit”, NSH “Vushtex”, NSH “Moronica” dhe NSH “Liria Pejë” në shumën prej 1 367 215 €, si dhe miratoi shpërndarjen e fondeve të 20% për punëtorët e kualifikueshëm të gjashtë Ndërmarrjeve Shoqërore në shumën prej 151 600 €, aprovoi qiradhënien për asetet e N.Sh “Boksitet e Kosovës”.
Bordi po ashtu miratoi disa qiradhënie të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, një marrëveshje të mirëkuptimit me ndërmarrjen Publike Banesore si dhe shqyrtoi dhe diskutoi çështje të tjera që lidhen me veprimtarinë e përditshme të Agjencisë.