AKP-ja shpërndan 20-përqindëshin edhe për 462 punëtorë

Prishtinë | 09 Nën 2016 | 16:57 | Nga

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka ekzekutuar vendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK) për shpërndarjen e fondeve të 20%-shit të dedikuara për punëtorët e 14 ndërmarrjeve shoqërore (NSh).

Pasi që janë krijuar kushtet ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi që e rregullon çështjen e shpërndarjes së fondeve të 20%-shit, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin përkatës për shpërndarjen e fondeve të 20%-shit për punëtorët e kualifikueshëm të këtyre 14 ndërmarrje shoqërore dhe shuma e fondeve që është në procedurë të shpërndarjes kësaj radhe është 432.427.90 €uro (432 mijë e 427 €uro e 90 cent). Nga kjo shpërndarje do të përfitojnë 462 punëtorë që i kanë plotësuar kriteret ligjore për të qenë pjesë në shpërndarje të 20 %.

Bartja e këtyre fondeve do të bëhet në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) në pajtim me Rregulloren 2003/13 (me ndryshime).

Në total, Agjencia deri me tani ka shpërndarë rreth 108 milionë euro dhe nga këto shpërndarje kanë përfituar rreth 44 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore. Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20%-shit për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa NSh të tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë do të informohen në një të ardhme të afërt.

Në tabelën më poshtë gjeni emrat e 14 NSh-ve, shuma e mjeteve dhe numri i punëtorëve përfitues për çka është kompletuar dokumentacioni për shpërndarje, ndërsa shpërndarja e fondeve të 20%-shit për punëtorët e këtyre NSh-ve është duke u realizuar nga BSPK-ja:

capture

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme