AKP-ja shpërndan 20 përqindshin për 508 punëtorë

Prishtinë | 01 Mar 2017 | 14:52 | Nga

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), duke e ekzekutuar vendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK), ka njoftuar se do të bëjë shpërndarjen e fondeve të 20%-shit të dedikuara për punëtorët e 9 ndërmarrjeve shoqërore (NSh).

Pasi që janë krijuar kushtet ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi që e rregullon çështjen e shpërndarjes së fondeve të 20%-it, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin përkatës për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm të këtyre  ndërmarrjeve shoqërore, kurse shuma e fondeve që është në procedurë të shpërndarjes kësaj radhe është mbi gjysmë milioni euro, € 595,342.65(pesëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e treqind e dyzet  e dy €uro e 65 cent), thuhet në njoftimin pë media.

Sipas këtij njoftimi nga kjo shpërndarje do të përfitojnë 508 punëtorë që i kanë plotësuar kriteret ligjore për të qenë pjesë në shpërndarje të 20%-it dhe se bartja e këtyre fondeve do të bëhet në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) në pajtim me nenin 10.5 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/13 (me ndryshime).

Në total, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se deri me tani ka shpërndarë mbi 110 milionë euro dhe nga këto shpërndarje kanë përfituar mbi 46 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore. Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20përqindshin për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa NSh të tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë do të informohen në një të ardhme të afërt, thuhet në njoftimin dërguar medieve.

(Në tabelën më poshtë gjeni emrat e 9 NSh-ve, për të cilat është kompletuar dokumentacioni për shpërndarje, shumën e fondeve në dispozicion për të u shpërndarë dhe numrin e punëtorëve përfitues, ndërsa shpërndarja e fondeve të 20%-it për punëtorët e këtyre NSh-ve është në proces duke u realizuar nga BSPK-ja).

Nr. Nr. ID i NSh-së Emri i NSh-së    Regjioni Nr. i  Punëtorëve Shuma për shpërndarje
1 PRN061 Kosovahidroteknika, në Prishtinë Prishtinë 66 € 28,086.76
2 GJI106 Kosovatrans, në Ferizaj Gjilan 207 € 69,919.17
3 PRZ043 Zhupa, në Reçan Prizren 19 € 22,516.45
4 PEJ073 Ekonomia e pyjeve, në Gjakovë Pejë 17 € 17,236.52
5 PRN002 Ferma e derrave, në Miradi të Epërme Prishtinë 13 € 198,268.67
6 PRN129 Inginiering, në Prishtinë Prishtinë 34 € 113,156.15
7 PRN106 Kosovashped, në Prishtinë Prishtinë 48 € 99,808.60
8 PRN025 Krikos, në Prishtinë Prishtinë 16 € 38,550.10
9 PEJ001 Mulliri në Gjakovë Pejë 88 € 7,800.23
508 € 595,342.65

Në total, Agjencia deri me tani ka shpërndarë mbi 110 milion euro dhe nga këto shpërndarje kanë përfituar rreth 46 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore. Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa NSh tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë do të informohen në një të ardhme të afërt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme