Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar komune dhe njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në Mitrovicë, Agim Bahtiri dhe kryetari i degës së Nismës për Kosovën në Mitrovicë, Hysni Ahmeti, nënshkruan sot marrëveshjen për koalicion qeverisës në mandatin e ardhshëm 2017-2021, njofton Klan Kosova.
Kjo marrëveshje koalicioni ndërmjet AKR-së dhe Nismës bazohet në programin qeverisës të kandidatit për kryetar të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, thuhet në komunikatën për media dërguar nga AKR dega në Mitrovicë.
Me këtë marrëveshje NISMA për Kosovën zotohet se do të bëjë mobilizimin e përgjithshëm të strukturave partiake, duke siguruar mbështetje maksimale për kryetarin Agim Bahtiri.
Pas arritjes së marrëveshjes kryetari Agim Bahtiri tha se ai do të fitoj bindshëm në zgjedhjet e balotazhit të 19 nëntorit.