Raportimet e mediave se numri dy i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, janë quajtur lajme të pavërteta nga sekretari organizativ i kësaj partie Rrahim Pacolli, raporton Insajderi.
Ai në një bisedë të shkurt për Insajderin ka thënë se raportime të ngjashme ka pasur shpesh për një kalim të tillë por që nuk është e vërtetë se Bahtiri i është bashkuar VV-së.
“Ka pasur këso zëra tash e sa kohë, mirëpo nuk ka asgjë të vërtetë në këtë çështje”, ka deklaruar Pacolli për Insajderin.
Ndryshe Bahtiri është nënkryetar i AKR-së dhe numri dy, pas Behgjet Pacollit që mban postin e presidentit të kësaj partie.
Bahtiri gjatë mandatit të tij si kryetar i komunës së Mitrovicës, është takuar disa herë me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.