Partia e Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re (AKR) do t’i drejtojë pesë ministri në Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj.
Burime të afërta me AKR-në kanë bërë me dije se kjo parti do ta drejtojë Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Ambientit dhe Ministrinë e Bujqësisë.
Sot Behgjet Pacolli ka shkëputur bashkëpunimin me LDK-në. PAN-i dhe AKR-ja kanë arritur dje marrëveshje për bashkëqeverisje.