Në fshatin Matiqan të Prishtinës, Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në orën 12:20 ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
“Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në QKUK-Prishtinë”, thotë PK, raporton Koha.net.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.