Sa aksidente shkaktoi bora në Kosovë?

Prishtinë | 29 Nën 2016 | 09:29 | Nga

Në Prishtinë dhe në disa qytete të tjera të Kosovës, ka rënë bora e parë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Klan Kosova se deri më tani në territorin e Prishtinës janë shkaktuar 30 aksidente me dëme materiale.

Ndërsa, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se brenda 24 orëve në territorin e Kosovës janë shkaktuar 24 aksidente ku 6 prej tyre janë me lëndime.

Hoxha ka bërë me dije se të gjitha rrugët janë të kalueshme. Ai iu ka bërë thirrje të gjithë vozitësve të kenë kujdes në komunikacion për shkak të reshjeve të para të borës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme