Tre persona janë lënduar në një aksident të rëndë që ka ndodhur mes një veture dhe dy kamionëve në fshatin Landovicë të Prizrenit.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se të lënduarit janë duke marrë trajtim në spitalin rajonal të këtij qyteti.
Ai ka bërë po ashtu të ditur se në këtë pjesë ku ka ndodhur aksidenti do të ketë ndërprerje të qarkullimit përkohësisht.
“Kohe pas kohe është i bllokuar trafiku, sepse aksidenti ka ndodhur mu në nënkalimin e urës dhe kjo paraqet vështirësi dhe derisa të përfundojnë punët e ekipeve do të ketë ndërprerje të trafikut”.
Gashi tha se hetuesit e Njësitit të Trafikut janë duke u marrë me rastin.