Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Komunës së Klinës, bën të ditur Policia e Kosovës.
Zëdhënsi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, në një prononcim për Ekonomia Online, tha se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
“Në orën 14:10 minuta në fshatin Gllarevë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një autobus. Si pasojë dy persona kanë vdekur dhe deri në këto momente i kemi edhe tre persona të lënduar njëri nga ta është me lëndime të mëdha trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK”, ka thënë Rugova për Ekonomia Online.