Aksident me të lënduar në rrugën Deçan – Gjakovë

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 16:42 | Nga

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Deçan- Gjakovë sot rreth orës 15:00.

Në disa fotografi pas këtij aksidenti shihen të dëmtuara një furgon dhe një veturë, raporton Kallxo.com.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Sipas tij, në aksident kanë mbetur disa persona të lënduar por ende nuk dihet numri i saktë i tyre.

“Po, mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident në magjistralen Deçan- Gjakovë. Ka të lënduar, por në bazë të informacioneve të para janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Ibraj për Kallxo.com.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme