Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur pak më parë në rrugën Klinë-Pejë, konkretisht në fshatin Dollc.
Nga ky aksident është djegur vetura dhe gjysma e kombit, njofton Klan Kosova
Rastin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 12:19, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Dollc ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete – një kombi dhe një veturë. Vetura është djegur ndërsa kombi gjysma e tij është përfshirë nga flakët”, tha Gashi.
Gashi mes tjerash konfirmoi se ka të lënduar veçse ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve dhe çfarë lëndime kanë.