Aksident mes tri automjeteve në Sllatinë, ka të lënduar

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot, rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Sllatinë.

Lajmin është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se në aksident ka qenë të përfshira tri automjete.

“Rreth orës 14:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (në fshatin Sllatinë). Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, nga aty raportojnë për një aksident në mes tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit, deri në këto momente, janë paraqitur dy persona të lënduar. Policia është duke u marrë me matjet dhe këqyrjen e vend-ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme