Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Jashanicë, në rrugën Klinë-Skenderaj, rreth orës 16:00.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF).
Policia po heton për shkaqet e aksidentit.