Janë aksidentuar katër automjetet në Lipjan, ku mbetën të lënduar tre persona. Rastin për Ekonomia Online, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 11:00. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor. “Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar […]
Aksident mes katër automjeteve në Lipjan, tre persona të lënduar

Janë aksidentuar katër automjetet në Lipjan, ku mbetën të lënduar tre persona.
Rastin për Ekonomia Online, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 11:00.
Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.
“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën se në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 4 automjete. (Dy automjete në lëvizje dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha ajo.











