Aksident mes katër veturave në kryeqytet, shtatë të lënduar

Prishtinë | 13 Shk 2026 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, ku janë përfshirë katër vetura.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Personave të lënduar u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha Ahmeti.

Të ngjashme