Aksident në autostradën e Nishit, tre kosovarë të lënduar lehtë

Kragujevc | 18 Tet 2018 | 22:50 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur në autostradën e Nishit, afër daljes në Kragujefc, ku janë aksidentuar disa vetura, tre kamionë dhe një furgon.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Serbi ka përcjellur nga afër këtë aksident zingjiror në komunikacion, i cili sipas raportimeve të para ndodhi nga një tym i dendur dhe për pasojë la të vdekur një person dhe disa të tjerë të plagosur.

Ministria e Punëve të Jashtme ka siguruar informacione zyrtare se tre shtetasit kosovarë, të cilët ishin pjesë e këtij aksidenti kanë marrë disa lëndime-gërvishtje, por pas pranimit të ndihmës së parë në vendngjarje janë liruar dhe kanë vazhduar rrugën për në Kosovë.

Të ngjashme