Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të dy automjeteve, sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë të ditura, ndërsa njëri nga të lënduarit është dërguar për marrjen e trajtimit mjekësor.
“Aksidenti ka ndodhur në autostradë, drejtimi Duhël-Prishtinë (km 42). Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime, njëri prej tyre është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut e autostradës është marrë me aksidentin”, ka konfirmuar policia për Gazetën Express.