Dy persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në pjesën mes Suharekës e Prizreni.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë rajonale për Prishtinë Bajram Krasniqi.
“Në ora 15:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë. Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes, në pjesën mes Suharekës e Prizrenit, njofton se në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është duke u marrë me aksidentin”, ka bërë të ditur ai.