Aksident në Bajgorë të Podujevës, lëndohen tre persona

Prishtinë | 04 Gus 2021 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën fshatin Bajgorë të Podujevës

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se ngasësi i një automjeti, për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky  aksident”, ka deklaruar Ahmeti.

Të ngjashme