Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrushë të Istogut, ku gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 10:15 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Dobrushë. Dy automjete kanë qenë të përfshira, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore. Sipas ekipit mjekësor, lëndimet kanë qenë të lehta”, ka thënë Rugova.